Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat e fshatit Ibë, në Tiranë, ditën e sotme. Flakët e zjarrit kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe me pisha, por për shkak të erës rrezikojnë të përhapen edhe pranë zonave të banuara.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe zjarrfikëset, të cilët po punojnë për neutralizimin e flakëve të zjarrit. I  kontaktuar nga “News24”, kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi tha se nga zjarri në Ibë, rrezikohen edhe disa banesa.

Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj ka shkuar ne terren duke monitoruar masat e strukturave te Emergjecave Civile gjate nderhyrjes per izolimin dhe shuarjen e zjarrit masiv qe ka perfshire Iben dhe rrezikon djegien e disa shtepive, shtyllat e tensionit te larte dhe pyjeve.

(e.f/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb