Në një ceremoni të posaçme në datë 27 maj 2016, u inauguruan ambientet e reja të degës së Bankës Societe Generale Albania në qytetin e Sarande. Të ftuar të veçantë të kësaj ceremonie ishin Nënkryetari i Bashkisë së qytetit të Sarandës z. Kristaq Kico si dhe shumë klientë dhe të ftuar të kësaj dege.

Gjate fjalës së tij, Drejtori i Përgjithshëm i Bankës Societe Generale Albania, z. Frederic  Blanc nënvizoi zhvillimin e vazhdueshëm të degës së bankës që në qershor të vitit 2004 në mbështetje të individëve, bizneseve të vogla dhe bizneseve korporatë për qytetin e Sarandës.

“Nuk është rastësi aplikimi i detajeve që ju do të shihni këtu. Kujdes i veçantë dhe mendim i thellë është investuar në këtë hapësirë. Një degë nuk është thjesht një zyrë, është një shtëpi për të gjithë ata që kanë nevojë për një mik besnik, për një partner të sinqertë, një këshillues në kohë të vështira dhe një shpatull ku të mbështeten, kur ide brilante duhet të ngrihen dhe zhvillohen”, tha Blanc. Ceremonia u zhvillua në një ambient të ngrohtë dhe miqësor.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb