FIER– Banorët e fshatit Verri në Fier kanë protestuar para bashkisë së Fierit kundër ndërtimit të impiantit të përpunimit të mbetjeve në fshatin e tyre.

Banorët vijojnë protestat prej disa ditësh, ndërsa kërkojnë zhvendosjen e projektit në një zonë tjetër, pasi ndërtimi i këtij impianti rrezikon prodhimet dhe jetën e tyre.

“Dje na thanë që do na presin në bashki, kurse sot na kanë mbyllur dyert. Nuk do lejojmë ndërtimin e impiantit të mbetjeve”- shprehen banorët të revoltuar.

Banorët thonë ndër të tjera se protestat e tyre do vazhdojnë derisa të mos ndërtohet impianti i përpunimit të plehrave jo në Verri, por as në Myzeqe.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: