SHKODER-Banorët e Shkodrës janë hedhur në protestë pasi janë kundër punimeve për ndërtimin By-passit.
Ata kundërshtojnë projektin edhe pse punimet janë drejt përfundimit, pasi pretendojnë se banesat e tyre kanë mbetur poshtë rrugës kryesore ndërkohë që nuk është menduar për një rrugë dytësore që ata të kenë mundësi kalimi.
Ndonëse banorët kanë një rrugë tjetër 2 km të gjatë, ajo është e paasfaltuar. Protestuesit kërkojnë që t’u dëgjohet shqetësimi, ndërsa shtojnë se banesat e tyre rrezikohen edhe nga përmbytjet nëse nuk merren masa. Protestuesit paralajmëruan njëzëri se do të hyjnë në grevë urie dhe do të bllokojnë punimet e firmës nëse nuk gjendjet një zgjidhje.
(ed.me/BalkanWeb)