LEZHE– Ashtu siç paralajmëruan, banorët e Torovicës bllokuan këtë të shtunë aksin nacional Lezhë-Shkodër. Ata kërkojnë rikonstruksionin e 16 km rruge, bonifikimin e tokave bujqësore, dëmshpërblimin nga përmbytjet, si dhe rehabilitimin e rrjetit të energjisë elektrike.

Apeli shkoi edhe për ndërkombëtarët, si dhe Avokatin e Popullit, që të ndërhyjnë për nxjerrjen nga varfëria të banorëve të kësaj zone.

Edhe pse në krye të bashkisë së Lezhës protestës iu bashkua edhe Frrokaj duke kërkuar zgjidhje nga Qeveria.

Gjatë protestës trafiku rrugor u paralizua në njërin kah, ndërsa në tjetrin automjetet u devijuan në rrugën e vjetër të Torovicës.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb