Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Barcelona është gati të ngrejë ofertën mbi 100 milionë euro për Coutinhon

valverde-cou-klopp

Barcelona po përgatitet të thyejë pengesën prej më shumë se 100 milionë paund pasi do të bëjë një përpjekje të tretë për të joshur Liverpoolin për shitjen e yllit të tyre, Philippe Coutinho.

Gjigantët spanjollë tashmë kanë dështuar me ofertat e tyre prej 72 milionë dhe 90 milionë paund apo 100 milionë eurove për brazilianin që ka dorëzuar në klub një kërkesë transferimi të premten.

Dhe sipas Daily Express, pavarësisht nga ajo që Liverpooli thotë se Coutinho, 25 vjeç, nuk është në shitje, ata nuk po marrin asnjë përgjigje parasysh dhe do të rrisin ofertën e tyre në dy ditët e ardhshme.

Liverpooli kuptohet se e vlerëson Coutinhon afër 145 milionë paund [158 milionë euro], që ka gjasa të kalojë edhe buxhetin e Barcelonës.

Saga mund të zgjasë derisa afati kalimtar i transferimeve të mbyllet në fund të muajit me Barçën që janë duke kërkuar të nënshkruajnë me një zëvendësim për Neymarin e larguar.

Neymar i la gjigantët katalanas në një marrëveshje të madhe prej 222 milionë euro për Paris Saint-Germain, lëvizje kjo që e la Barcelonën të habitur.

(m.k/BalkanWeb)


Komente ( 1 )

  • futja kot . gjithe balancen e prishi ai jevgu brazilit dhe tani per nje lojtar qe ben 40 milion duan 100. nejmar nuk beri hajer me messin dhe 4 vjet nuk doli njehere as golashenues. harroi kupen e botes santos – barcellona qe ne vend qe te luante u hutua duke pare messin

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.