Juventusi ka bërë atë që nuk pritej duke marrë një fitore të thellë 3-0 kundër Barcelonës në takimin e parë të fazës çerekfinale të “Uefa Champions League”. Bardhezinjtë e drejtuar nga Allegri janë treguar të pamëshirshëm duke realizuar tre herë në portën e mbrojtur nga Ter Stegen.

Paulo Dybala hapi serinë e golave në minutën e 7-të dhe më pas në të 22-ën dërgoi kampionët në fuqi të “Seria A” në avantazh të dyfishtë. Para një Barcelone që nuk gjen forcë të reagojë do shënonte edhe Giorgo Chiellini për të stampuar shifrat përfundimtare të takimit.

https://www.dailymotion.com/video/x5hvrjp_g-0rg-0_sport#tab_embed
Në fazën e 1/8 Barcelona humbi ndeshjen e parë kundër PSG-së 4-0, por arriti të rikuperojë gjithçka në një mbrëmje të paharrueshme në “Camp Nou”. Është e arsyeshme të kërkojë sërish të njëjtën gjë, por përballë këtij Juventusi me një mbrojtje të hekurt do jetë në kufijtë e të pamundurës.

Kujtojmë se takimi tjetër i natës së sotme mes Dortmund dhe Monako u shty për shkak të incidentit me autobusin e klubit verdhezi, ku një bombë bëri që Marc Bartra të përfundonte në spital.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb