Si gjithmonë me tipin e tij mjaft karizmatik dhe gazmor barziliani Dani Alves ka arritur të bëhet protagonist në ndeshjen Barcelona-Juventus në “Camp Nou”, por jo në fushën e lojës madje në pankinën rezervë të Barcelonës. Edhe pse Juventus kishte një përballje shumë të vështirë me Barçën, për Dani Alves nuk kishte asnjë problem dhe ishte shume i relaksuar në fillim të ndeshjes dhe kur gjyqtari kishte rënë bilbilit për fillimin e lojës, braziliani vendosi të përshëndeste ish-bashkëlojtarët e tij dhe pjesëtarët e stafit që ndodheshin në pankinën rezervë të katalanasve. 33-vjeçari ka luajtur te klubi spanjoll për tetë vite  nga 2008 deri në 2016 dhe ka shumë miq atje. Në momentet që Dani Alves vazhdonte të përshëndeste ekipin e Barçës në pankinë, Luis Enrique është habitur dhe duke qeshur ka bërë me shenjë nga fusha për t’i treguar Alves se loja ka filluar.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb