Sonte në orën 23:00 në “Santiago Bernabeu” luhet akti i dytë i “El Clasico-s” në kuadër të Superkupës së Spanjës ku Barcelona e cila humbi takimin e parë 1-3 në “Cam Nou” do të kërkojë të përmbysë rezultatin në fushën e madrilenëve.

Edhe pse është shumë e vështirë të triumfosh përballë këtij Reali që po kalon një superformë duke fituar gjithçka që i del para, nëse ka një skuadër e cila mund t’a bëjë këtë ajo është Barcelona. Këtë e dinë mirë katalanasit të cilët nëpërmjet një video në rrjetet sociale motivojnë kampin “blaugran” në vigjilje të kësaj sfide.

Në videon e postuar nga FC Barcelona në rrjetin social “facebook” tregohet të gjitha rastet kur katalanasit nga sezoni 2005-2006 kanë fituar në “Bernabeu” duke shënuar më shumë se tre gola.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb