Barcelonës i nevojitet një tjetër mrekulli.

Juventus deri në këtë fazë të “Champions League” ka pësuar 2 gola dhe katalanasve për të eliminuar ‘zonjën e vjetër’ i duhen të paktën 3. Është kjo një statistikë që tregon vështirësinë me të cilën blaugranët përballen sonte në “Camp Nou” pas asaj disfate 3-0 në “Juventus Stadium” javën e kaluar.

Por në Torino ai që impresionoj më shumë ishte argjentinasi Paulo Dybala, i cili idhull të tij ka bashkëkombësin Messi.

23 vjeçari për spanjollen “Don Balon” është shprehur se nëse Barcelona largohet nga kompeticioni më i rëndësishëm europian, do jetë ai së bashku me Juven që do mposhtin Realin e Madridit, kundërshtarin më të madh të katalanasve. Një mënyrë për të kompensuar largimin e idhullit nga “Champions League”.

Real Madrid u kualifikua mbrëmë për në gjysmëfinale pasi mposhti Bayern Mynchen me rezultatin e përgjithshëm 6-3 ku nuk munguan kontestimet për arbitrin e ndeshjes.

Finalja e “Uefa Champions League” zhvillohet në Cardif me 3 qershor në një stadium me kapacitet prej 75 mijë spektatorësh.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb