Në përfundim të ndeshjes kundër Touluse, futbollisti i Paris SG, Neymar, u shpreh se te Barcelona ka njerëz të cilët nuk duhet të jenë në atë klub. Nuk kanë kaluar ende 48 orë dhe drejtuesit katalas kanë gjetur mënyrën për t’u hakmarrë ndaj 25-vjeçarit të cilët rreth një muaj më parë u largua nga “blaugranët”.

“Klubi kërkon nga lojtari bonusin e plotë që iu pagua para rinovimit të vitit të kaluar, si mospërmbushje e detyrimeve kontraktuale, 8,5 milionë euro për dëme dhe 10% shtesë si garanci. Gjithashtu, klubi kërkon që PSG të marrë përgjegjësinë për pagesën e kësaj shume nëse lojtari nuk ka mundësitë për ta përballuar”, shkruhej në komunikatën e publikuar nga klubi.
barcelona
Lajmi vjen pas një situate të nxehtë mes klubit dhe tifozëve të cilët nuk janë aspak të kënaqur nga merkatoja e bërë deri më tani. Mjafton të kujtojmë se për të zëvendësuar te sapolarguarin Neymar u mor mesfushori Paulinho.

Ish-futbollisti i Barcelonës të dielën pas ndeshjes me Touluse u shpreh: “Kam kaluar 4 vite atje dhe kanë qenë të bukura, por jo me bordin. Për mua ata janë njerëz që nuk duhet të jenë atje, për drejtimin e Barcelonës. Barcelona meriton më shumë.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: