TIRANË- Kandidati i PS-së për deputet në Tirane, Ervin Bushati ka deklaruar se kreu i PD-së Lulzim Basha ka humbur edhe në qendrën e tij të votimit. Bëhet fjalë për Qendrën e Votimit 1929, e njohur si bastion i PD-së. Bushati publikon edhe procesverbalin nga numërimi.

“2 HERË MAT…BASHA ✌??
Në QV 1929 e njohur si bastion historik i PD por dhe si “çerdhja” e Lulit, sot na sjell rezultatin surprizë me 212 vota për PS & 151 vota për PD (+61)! Këtu votoi dje – kryetari i sotëm(?) i Partisë Demokratike të Shqipërisë!”, shkruan Bushati.

Bushati procesverbal

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb