TIRANE- Lista e Partisë Demokratike me emrat e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 25 qershorit, kishte surpriza. Shumë nga drejtuesit aktualë të Partisë Demokratike kanë mbetur jashtë listës së kandidatëve për deputetë. Në këtë listë nuk u përfshi as Bedri Hoxha, disa herë deputet i Partisë Demokratike.

Pjesë e kësaj liste nuk ishte as deputetja demokrate Arbjola Halimi. Në reagimin e saj për këtë vendim të Bashës, përmes një statusi në rrjetin social FB, ajo shprehet krenare për betejën që ka bërë, dhe shton se “beteja ime për një Shqipëri të lirë vazhdon”.

“Falenderoj gjithe mbeshtetesit e mi. Beteja ime per nje Shqiperi te Lire vazhdon.
Jam krenare per betejen qe kam bere. E drejte dhe me dinjitet. Ju falenderoj te gjitheve!”, shkruan Halimi.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: