TIRANE– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vendosur të lërë jashtë listës së kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 25 qershorit, edhe Astrit Patozin.

Ky fakt duke se e ka mërzitur kreun e LIBRA-s, Ben Blushin, i cili ka shprehru keqardhje për një vendim të tillë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Blushi shkruar se Patozi ishte një zë me rëndësi në Kuvendin e Shqipërisë.

Blushi thotë se në legjislaturën e ardhshme do të jetë në Kuvend, për të vijuar betejën edhe për Astrit Patozin.

“PËR KOLEGUN ASTRIT PATOZI
Në mëngjes mora vesh se kolegu demokrat Astrit Patozi nuk do jetë në Kuvendin e ardhshëm. Astrit Patozin e kam patur kundërshtar, por megjithatë ishte nga njerezit e rrallë që e dëgjoja kur fliste. Besoj se parlamentit nuk do t’i mungojë një demokrat më shumë por demokratëve të paktë në atë Kuvend do tu mungojë një mik më shumë. Megjithatë beteja vazhdon Astrit. Nëse e pranon do flas edhe për ty, megjithëse ti sdo jesh aty për të më thënë: Ben u mbyll ndërrmarrja, punëtorët ikën në shtëpi”, shkruan Blushi.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: