TIRANE- Nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë! Teksa kryetari i PD-së Lulzim Basha fliste për mediat para Kryesisë së Kuvendit, pas tij rrinte kryeministri Edi Rama. Kjo ka shkaktuar dhe të qeshura tek gazetarët.
20170517-195828

20170517-195831

20170517-195824

20170517-195821

20170517-195837

Por kryedemokrati iu përgjigj Ramës duke shtuar se: “Ik se kemi punë lart”.

Pas këtij episodi, i cili zgjati vetëm pak, kreu i qeverisë u fut në Kryesi, ndërsa pas tij shkoi dhe Basha. Mbrëmjen e sotme, ashtu siç dhe u njoftua, liderët e partive politike do të ulen në një tryezë ku do të diskutojnë për zgjidhjen e ngërçit politik. Kjo tryezë, pjesë e të cilës janë dhe kreu i LSI-së Petrit Vasili, Mimoza Hafizit, pasi Ben Blushi mungon, Shpëtim Idrizi dhe Nard Ndoka, është thirrur me iniciativë të Partisë Republikane si dhe Partisë Agrare Ambientaliste.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: