TIRANE– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka nisur marshin e tij të protestës nga Sheshi ‘Shqiponja’.

Kjo zonë është pika hyrëse në kryeqytet që u bllokua që prej orës 11:00, deri në orën 12:00, kohë që është përcaktuar të mbarojë dhe protesta. Në krah të Bashës ndodhet dhe kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu. “BalkanWeb” mëson se lideri i opozitës, i cili shoqërohet nga bashkëshortja e tij, do të mbajë një fjalim para protestuesve.
18159444_284301325329044_2071190160_o
Ai është ulur këmbëkryq mes protestuesve, ndërsa gjithçka deri tani raportohet se është paqësore.
Bashaaa
Gazetarja Elda Menga raporton se nga bllokimi i trafikut është krijuar një radhë e gjatë trafiku, ku shumë makina kanë mbetur të bllokuara në autostradë.


(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: