Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Basha i jep çadrës lajmin e marrëveshjes: E pamendueshmja u bë sot realitet (Video)

auto_basha_cader1495064019

TIRANE- Fill pasi dha lajmin e arritjes së marrëveshjes me kryeministrin Rama, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është drejtuar për në çadrën e protestës ku dhe mbajti një fjalim të shkurtër para dhjetra simpatizantëve.

“Marrëveshja e arritur sonte do të jetë në përputhje totale me parimet dhe bazën e marrëveshjes “McAllister+”. Ndaj duke ju falenderuar nga zemra me mirënjohjen më të thellë, me privilegjin e madh që më dhatë mundësitë që të jem bashkë me ju në krye të kësaj beteje për zgjedhje të lira e të ndershme.

Gjithçka ka ndryshuar. E pamendueshmja e tre muajve më parë sot është realitet. Nesër nisim përgatitet për tu dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe për të nisur së bashku rrugën drejt një Shqipërie ku gjithçka do të ndryshojë, asgjë nuk do të jetë më si më parë, bazuar në vullnetin dhe qëndresën tuaj. Zoti ju bekoftë ju, Zoti e bekoftë Shqipërinë”, – u shpreh Basha.
(BalkanWeb)



Komente ( 9 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.