POGRADEC- Në vijim të takimeve elektorale me mbështetësit e Partisë Demokratike në Qarkun e Korçës, kreu i PD Lulzim Basha është ndalur mbrëmjen e sotme në qytetin e Pogradecit. Teksa ecte në rrugët e qytet dhe i takua me pogradecarë, kreu i opozitës përcolli mesazhin se më 25 qershor, “kemi në dorë të heqim dorë nga lojërat antistres”.

E duke bërë batutë me pronarin e një dyqani, Basha i tha atij të ruajë një instrument loje për t’ia dhënë kryeministrit Rama pas 26 qershorit, si anti-stres.

Gjatë takimeve me qytetarë të Pogradecit, Lulzim Basha u ka shpjeguar se ai nuk ka premtime, por “një plan konkret që funksionon si i tërë me gjithë komponentët që do sjellë para në qarkullim, do rrisë konsumin, do rrisë prodhimin, do hapë vende pune, do ndezë fuqishëm ekonominë e vendit”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: