TIRANE– Kreu u Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili përmes një statusi në Facebook u shpreh se Lulzim Basha ka interpretuar thirrjen e Departamentit Amerikan të Shtetit që gjithë partitë të hyjnë në zgjedhje, si një mbështetje për fantazinë e tij se po nuk hyri PD në zgjedhje, zgjedhjet nuk bëhen.

Ndër të tjera Rama u shpreh se një opozitë që i trembet reformës në drejtësi nuk i duhet as dreqit. Por pak minuta pas këtij statusi ka ardhur edhe përgjigja e kryedemokratit.

“100% dakord me EDramen, PD nuk i duhet dreqit, se dreqi te ka ty”- ka shkruar Lulzim Basha në Facebook, si përgjigje ndaj Ramës.

“Lulëzimi e paska interpretuar thirrjen e Departamentit të Shtetit që gjithë partitë të hyjnë në zgjedhje, si një mbështetje për fantazinë e tij se po nuk hyri PD në zgjedhje, zgjedhjet nuk u bëkan as sipas Shteteve të Bashkuara! Në fakt e kundërta është e vërtetë”, shkroi Rama teksa u shpreh se nje parti qe i friket reformes ne drejtesi nuk i duhet as dreqit.

“Këtu do jemi e do shohim se kush ka të drejtë, po një gjë është e sigurtë: Një opozitë që i friket Reformës në Drejtësi dhe refuzon të paraqitet për gjykim përpara popullit, nuk i duhet jo Shqipërisë, shqiptarëve dhe miqve e partnerëve tanë ndërkombëtarë, po as dreqit vetë”- u shpreh më herët kryeminsitri Rama në Facebook.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: