TIRANË- Ndërsa mori të gjitha përgjegjësinë për humbjen e zgjedhjeve, kryedemokrati Lulzim Basha iu dha një mesazh të gjithë kritikëve brenda partisë.

Si atyre që kërkojnë ikjen e tij me firmosje peticioni dhe atyre që i kanë dalë kundër më herët, Basha ia pret shkurt, duke iu kujtuar se s’janë demokratë të vërtetë që punojnë me mish e me shpirt. Ai hapi garën brenda PD-së duke shpresuar se do jenë demokratet e vërtetë ata që do dinë të japin verdiktin e tyre.

“Kam reflektuar thellë në këto tre ditë, unë marr të gjitha përgjegjësitë. Meritojnë një ballafaqim të hapur, mes atyre që punuan me mish e shpirt e atyre që u ngritën kundër sa humbën kolltukët. Sa kam gabuar, se përcaktojnë ata që s’punuan asnjë ditë për partinë, por ata që punuan me mish e shpirt, demokratët e vërtetë”,- tha ai.

Më pas, Basha deklaroi se që sot ngrinte funksionet e tij brenda Partisë Demokratike.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb