Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Basha: Ja pse beteja jonë për zgjedhje të lira është edhe për Europën dhe Amerikën

basha

TIRANE- Kreu i Partisë Demokratike shprehet i vendosur në kërkesat për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira e të ndershme. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Basha iu drejtohet ndërkombëtarëve duke u shprehur se beteja e opozitës është edhe për Europën dhe Amerikën.

“Beteja jonë për zgjedhje të lira, për demokraci të vërtetë dhe për një Shqipëri të lirë nga droga dhe krimi, nuk është vetëm për fatin e shqiptarëve dhe të ardhmen e Shqipërisë. Kjo është betejë edhe për Europën, edhe për Amerikën, sepse është betejë për vlerat e përbashkëta dhe për sigurinë e përbashkët.
Një Shqipëri e sigurtë, kontribuon për një Europë të sigurtë. Një Shqipëri demokratike dhe e fortë kontribuon në partneritetin strategjik dhe sigurinë euroatlantike. Ndërsa një Shqipëri që ka humbur kontrollin e territorit dhe të kufijve, me një qeverisje të kapur nga krimi sjell pasiguri për Europën dhe kthehet në konsumator të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Liria, demokracia dhe mirëqeverisja janë të vetmet garanci për stabilitetin, sigurinë dhe mirëqenien, për sot dhe për nesër.
#NgrihemiBashkë #ZgjedhjeTeLira #RepublikaeRe”, shkruan Basha.

(el.sp/BalkanWeb)



loading...

Komente ( 4 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.