TIRANE- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha mbrëmjen e sotme në “Top Story” se do të bëjë marrëveshje me Interpolin për kthimin e parave të korrupsionit në parajsat fiskale.

“Unë nuk kam asnjë premtim në këtë fushatë: gjithçka është pjesë e një plani dhe gati për zbatim’, tha kryedemokrati.

“Unë kam rënë dakord me drejtorin e përgjithshëm të Interpolit për gjurmimin, gjetjen dhe kthimin e parave të korrupsionit të fshehur në banka dhe parajsa fiskale.

Të paktën ka një rast të njohur depozitimi parash korrupsioni në parajsa fiskale të lidhur me rastin CEZ, që dihet edhe nga partnerët e huaj”, tha Basha.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: