KORCE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar sot takimin elektoral në Korçë ku ka premtuar uljen e taksave, forcimin e ekonomisë dhe rritjen e vendeve të punës.

Në Devoll, kryetari i PD-së Basha ka folur me qytetarët për hallet e tyre dhe me sipërmarrësit e vegjël për taksat e larta dhe dhunën e taksidarëve si dhe ka deklaruar se plani im ekonomik do të forcojë biznesin dhe do të krijojë vende pune.

“Kudo ku kam qenë në Europë edhe në SHBA me presidentin Trump, parimi bazë për të rritur së ekonominë është duke ulur taksat dhe ne do ta bëjmë këtë sepse kemi një plan për ulje të taksave, forcim të ekonomisë dhe shtimin e vendeve të punës”, tha Basha.

Basha ju bëri thirrje qytetarëve të trokasin derë më derë, sepse fitorja në 25 qershor do jetë e Partisë Demokratike.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur në një bisedë me të rinjtë dhe të rejat në qytetin e Korçës për arsimin dhe punësimin e tyre, ku ka premtuar mbështetje për arsimin publik dhe 10 mijë stazhe të paguara pune në vit.

Të rinjtë shprehën shqetsimin e tyre për arsimin dhe punësimin pas mbarimit të universitetit, pasi sipas tyre nuk kanë gjetur punë sepse nuk kanë pasur tesër partie.

“Katër vite kanë kaluar kur Edi Rama premtoi 300 mijë vendë punë, uljen e taksave, uljen e çmimit të naftës, subvencione për bujqësinë dhe nuk mbajti asnjë premtim. Premtimet e Edi Ramës ishin premtime boshe sepse nuk kishte një plan. Edi Rama kërkon timonin për vete se do pushtet. Por e vërteta është se duhet motorri i një ekonomie të fortë. Ekipi im ka një plan për një ekonomi të fortë me ulje taksash dhe fuqizim të ekonomisë. Në Europë dhe në SHBA, fermerët subvencionohen, vetëm në Shqipëri fermërët nuk ndihmohen, por kjo do të marrë fund më 26 qershor”, tha Basha.

Basha tha se “Ligji për arsimin e lartë është dhe një provë e dështimit të qeverisë Rama sepse e futen sistemin arsimor në një kolaps total, dhe ligji për arsimin e lartë do jetë ligji i parë që do të anulloj”. Ai premtoi uljen e taksave për arsimin, uljen e TVSH, taksen e sheshtë 9%, pulla fiskale për të larguar taksidarët nga biznesi, zerimi i dividentit, ulja e çmimit të naftës për ti dhënë energji fuqizimit të ekonomisë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar turin e tij elektoral në qytetin e Pogradecit duke bashkëbiseduar me qytetarë dhe sipërmarrës të vegjël për taksat e larta dhe dhunën e taksidarëve.

Basha, gjatë bashkëbisedimit me qytetarët ka deklaruar se plani im ekonomik do të forcojë biznesin dhe do të krijojë vende pune.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: