VLORE – Lideri demokrat Lulzim Basha gjatë fushatës së tij në qytetin e Vlorës, bëri dhe një vizitë në një sipërmarrje fasone. Ai aty shpjegoi planin e tij ekonomik dhe programin e Partisë Demokratike për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit.

Në një bisedë me gratë që punonin në rrobaqepësi, Basha premtoi ulje taksash për bizneset, që në këtë mënyrë të rritej rroga për punonjësit.

“Do ulim taksën për bizneset, në mënyrë që pronari të ketë mundësi t’iu rrisë rrogat. Për nënat që punojnë këtu duhet paguar më shumë, dhe gjithashtu në shkolla do të sigurohet dreka për fëmijët, deri në orën 16.00. Femijet do t’i keni të sigurtë s’keni pse stresoheni e mundoheni më shumë”.

Më herët  Basha në një bisedë dhe me pensionistët u tha atyre se vota për numrin 6 është votë për rritjen e pensionit

“Duhet të rrëzojmë qeverinë e vjetër të politikaneve, per t’i hapur rrugën Republikës së njerëzve,” tha kreu i PD.

Basha gjithashtu tha se nën qeverisjen e tij do të ndalohet në mënyrë kategorike droga në vend dhe do të lejohet gjuetia e ligjshme sipas standardeve të BE-së.

“Ne do të ndalojmë drogën, dhe do lejojme gjuetine e ligjshme te normuar sipas standardeve te BE-së,” u shpreh ai.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb