TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike ishte i pranishëm sot në çadrën e protestës me sportistë të vendit. Në ditën e 65-të të protestës, Basha se Edi Rama nuk po i nderon kampionët, pasi sipas tij kryeministri kompleksohet prej tyre se është më afër kriminelëve e mashtruesve.

Ndër të tjera Basha ka denoncuar publikisht se në Ishëm prej 3 ditësh është një skaf me 3 motorë, që përdoret për transportim droge dhe që e zotërojnë Habilajt, të përfolur më herët se kryenin trafik droge me makinën e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. “Ka tre ditë në grykëderdhjen e Ishmit motoskafi i Habilajt me 3 motorë që ka ngelur në llucë. Të gjithë e dinë, policia, ministri, kryeministri, por asnjë nuk guxon të shkojë aty sepse Habilajt janë pronarët e kësaj qeverie. Kryeministri nuk e preku skafët e Habilajve, se ata drejtojnë shtetin. E di gjithë Ishmi. Çbën ai skaf me tre motor në llucën e Ishmit? I përdorin për drogë”, tha ai.

Po ashtu lideri i PD-së tha se: “Shqipëria është shndërruar në një hambar drogë, dhe janë më të papunë se para 4 vitesh. Punojnë më shumë dhe fitojnë më pak. Ky është komploti ekonomik i drejtuar kundër çdo shqiptari. Humb sipërmarrësi, humb punëdhënësi, i riu, fëmijët e shqiptarëve, të djathtë e të majtë. E vetmja forcë që mund ta shbëjë këtë komplot ekonomik është kjo lëvizje popullore”.

Kryeopozitari gjithashtu tha se Rama po na kthen në kohën e komunizmit duke bërë që përmes tij ta harrojmë historinë.

“Në këtë ditë të 65-të na nderojnë kampionë të vërtetë të sportit, se qindra mijëra shqiptarë jeni kampionët e kohës së re që po vjen. E keni pyeter veten se pse kampionët si Bekim Basha kanë ngritur flamurin tonë kombëtar nëpërmjet sakrificës e fitoreje që kanë korrur, nuk marrin asnjë mbështetje. E mbani mend si e keqpërdori kombëtaren e futbollit a thua se ishte ky trajneri, dhe mënjehërë 0 investime për kampionët.

Asnjë fjalë nuk u tha për ta, nga ky që gjatë Euro 2016 bënte si babai e nëna i kombëtares. Prandaj nuk i nderojnë kampionët për shkak të kompleksitetit të tyre. Se më afër tyre kanë kriminelët, mashtruesit, gënjeshtarët, me ata ndihen mirë. Ky është tipari i Republikës së Vjetër, ku më të këqinjtë janë në krye të vendit, ndërsa më të mirët janë kërcënim për ta. Sundimi i të kqinjve e ka tmerr konkurrencën, se konkurrenca shporr mashtruesit dhe nxjerr lart më të mirët. Për 30 vite vite me radhë, 30% e buxhetit të shtetit, shkonte për ndërtim bunkerësh, ndërkohë populli vuante për bukë.

Pse e kujtoj historinë, se ka gjasa që historia të ripërsëritet. Asnjë shoqëri nuk ka ecur me shtet të fortë e individ të përulur. Rama po na kthen kohën e komunizmit. E kemi harruar historinë përmes tij. Pa liri nuk ka ekonomi të fortë, pa një shtet që garanton të drejtat e qytetarëve. Pa liri nuk ka mundësi, nuk ka siguri, prandaj shumë shqiptarë janë larguar në këto 3 vite e gjysëm të Rilindjes së krimit,” tha Basha.

(e.f/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb