Lulzim Basha ka sqaruar publikisht gjatë takimit në darkë në Elbasan, në lidhje me zërat e mundshëm të një koalicioni pas-zgjedhor PD-PS.

Kreu demokrat tha se Rama nuk i lan dot gjynahet  në këto katër vite, braktisjen e premtimeve, gjendjen e mjeruar të ekonomisë, duke u fërkuar pas Republikës së Re.

“Dredhia e fundit e republikës së vjetër është ideja që po mbjell në kokat e njerëzve se ekziston një mundësi bashkëjetese me Republikën e Re. E keni vënë re apo jo. Luli është çun i mire. Unë nuk jam çun i mire, në këtë garë, ku do të vendosin shqiptarët për të ardhmen e tyre, unë jam më i miri.

Jo vetëm kaq, por Edi Rama nuk i lan dot zullumet dhe gjynahet në këto katër vite, braktisjen e premtimeve, gjendjen e mjeruar të ekonomisë, duke u fërkuar pas Republikës së Re, pas Partisë Demokratike, apo pas meje.

Mbaje mend këtë që po të them. Ti të thuash nga mëngjesi në darkë që unë jam çun i mirë, elbasallinjtë dhe gjithë shqiptarët e dinë që jam çun i mire, por nuk jam thjeshtë i mirë por jam më i miri në këtë garë, me planin më të mirë, me vendosmërinë për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza. Dhe kjo nuk kalon nga bashkëjetesa me republikën e vjetër por nga mundja totale e republikës së vjetër me votën e bashkuar të shqiptarëve në datën 25 Qershor”, tha Lulzim Basha.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb