RRESHEN– Lulzim Basha ka takuar sot dhjetra qytetarë në Rrëshen dhe Rubik gjatë ecjes në rrugët e qyteteve. Basha ka sqaruar tregtarët e vegjël dhe të papunët e shumtë që plani i tij do të ndezë ekonominë e vendit, do sjellë para në xhepat e shqiptarëve, do rrisë konsumin, prodhimin, dhe do të krijojë vende pune.

19398139_307876556304854_461827633_n
“Paratë do të shkojnë për rritje pensionesh, për rritje rrogash, për investime që sjellin punësim, për mbështetje për fermerët, për stazhe për të rinjtë. Paratë nuk do të cohën dëm për pllaka e fasada, dhe s’do të shkojnë tek një grusht njerëzish që janë miqtë e kryeministrit, ka theksuar Basha.

19415748_307880309637812_1798898743_n

Rubiku është një qytet fantazëm krejtësisht i lënë pas dore. Shitësit në markete dhe ambulantët tregojnë se e mbajnë kot hapur”, tha Basha. Basha u ndal edhe tek një lajmërim në qendër të qytetit që tregon se kur vjen uji.

Gjatë këtyre takimeve, Lulzim Basha ka shfaqur dobësinë e tij për fëmijët. Ai është ndalur ka biseduar dhe ka bërë fotografi me to. Një nga pikat më të forta të planit Basha, është shndërrimi total i shkollave, në një model europian, që ato të funksionojnë deri në orën 16.00, e ku shteti paguan drekën për fëmijët.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: