KORCE– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar pasditen e sotme një takim përmbyllës me mbështetësit e forcës politike që ai drejton. Në fjalën e tij, Basha teksa i ftoi korçarët dhe gjithë qytetarët e Shqipërisë të votojnë PD-në, ai tha se më 25 qershor shqiptarët do të votojnë masivisht partinë që ai drejton, si në vitin 1992.

“PD dhe ekipi i saj bëhet gati që të zbatojë programin e saj që garanton ekonomi të fortë për Korçën dhe për të gjithë shqiptarët. Kudo ku kam qenë kam ecur me kilometra të tërë, dhe njerëzit më kanë thënë se bëhen gati të votojnë për PD si në vitin 1992, për ekipin tonë fitues dhe planin tonë ekonomik. Sepse u ka ardhur në majë të hundës me mashtrimet dhe premtimet e pambajtura”, tha Basha.

Kryedemorkati tha se Rama e kishte timonin e qeverisjes për 4 vite, por paratë nuk i shpenzoi për nevojat e qytetarëve, por për fasada e palma.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: