Vetëm pak momente pas shpalljes së 2 listave që kërkojnë dorëheqjen e tij, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha doli në një konferencë për mediat. Ai kaloi kundërsulm duke akuzuar ata që nuk kanë punuar për fitoren e PD.

“Bilancin tim e bëjnë demokratët, jo ata që u ngritën kundër kur humbën kolltuqet. Kush ka gabuar nuk e përcaktojnë ata që nuk punuan asnjë ditën për fitoren e PD. Këtë do ta përcaktojnë demokratët”, tha Basha.

Menjëherë pas këtij reagimi, grupi prej 19 anëtarësh i kryesisë dhe Këshillit Kombëtar, ju përgjigj Bashës me një tjetër qëndrim publik.

DEKLARATË NR.2

“Pasi u njohëm me qëndrimin e Zotit Lulzim Basha, konstatojmë se shkeljet e Statutit nga ana e tij vazhdojnë:

Vendimi i marrë prej tij për vetëngrirje të funksioneve të Kryetarit është në kundërshtim me Statutin e PDSH.
Vendimi për delegimin e kompetencave është po kështu antiStatutor.
Deklarata për të qëndruar dëshmon që nuk reflekton për përgjegjësinë e tij për humbjen e thellë të PD.

Demokratët nuk do t’ju lejojnë!”, thuhet në deklaratë.

1. Arben Skënderi Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
2. Avenir Peka, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
3. Edith Harxhi Anëtar i KK
4. Edvin Kulluri Anëtar i KK
5. Endira Bushati Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
6. Fabian Topollaj, Anëtar i KK
7. Gent Malko, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
8. Grigels Muçollari Anëtar i KK
9. Gent Minarolli Anëtar i KK
10. Gjergj Lezhja Anëtar i KK
11. Jamarbër Malltezi, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
12. Julian Deda Anëtar i KK, koordinator
13. Juela Meçani Anëtar i KK
14. Leonard Olli Anëtar i KK
15. Ledina Aliolli Anëtar i KK
16. Mirgen Lata KK
17. Valbona Mezini, Anëtar i Kryesisë, Sekretare
18. Suzana Guxholli, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
19. Tomorr Alizoti, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb