Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Basha: Nuk ka nevojë ta shtyjmë votimin e Vettingut pas zgjedhjeve

lulzim-basha

TIRANE – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha ditën e sotme në çadrën e protestës se PD dhe opozita janë të gatshme t’i hapin rrugë zbatimit të Vetting-ut.

Kryeopozitari u shpreh në ditën e 63 të protestës se nuk është nevoja të shtyhet votimi i Vettingut pas zgjedhjeve të 18 qershorit.

“Lëvizja dhe bashkimi më i madh i shqiptarëve për zgjedhje të lira e të ndershme feston çdo ditë shpresën që po ringjallet jo vetëm këtu në çadër po në mbarë Shqipërinë falë kësaj lëvizje 63-ditore. Kjo, sikundër idea e Republikës së Re nuk janë merita e askujt tjetër përveç se e juaja. Republika e Re do jetë një shtëpi e madhe xhami për sa i përket transparencës, e çeliktë përsa i përket zbatimit të ligjit. Ky është modeli i demokracive perëndimore. Në këtë model, qytetarët zgjedhin me votë të lirë. Edi Rama bashkë me të paguarit e George Soros u përpoqën të kapin drejtësinë. Ka 0 shanse që PD të bëhet alibi për kapjen e drejtësisë nga Edi Rama. Nuk ka nevojë të shtyjmë Vettingun pas zgjedhjeve. PD dhe opozita janë të gatshme të marrin përgjegjësinë pa pritur zgjedhjet të hapin rrugën zbatimit të Reformës në Drejtësi. Do nisim luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit të pushtetarëve e drogës, që sot vazhdojnë të bëjnë kërdinë në xhepat e shqiptarëve. Kjo është industria shtetërore e drogës me në krye Edi Ramën. Ata nuk e asgjesojnë drogën, por e tregtojnë atë, sepse Edi Rama është pronari i saj. Kjo është arsyeja që u ngrit populli më 18 shkurt”, – deklaroi Basha.

(e.f/BalkanWeb)



Komente ( 12 )

  • O lulash shko votoje per bastardet e prokurorive qe jane bere mbreter me gjakun e shqiptareve.bastardet si Aurel Zarka prokuror ne qytetin e vlores trafikant kultivues tutor prostitutash Lorenc Danaj avokat petagog tutor kultivues trafikant ne vlore Arben Jorgaqi OPGJ prane koorporates se prokuroris Vlore tutor trafikant manaxher prostitutash Viola Haxhiaj kryetarja e prostitutave zhdukini keta bastard plehra

  • ORE VELLEZER NUK E KUPTONI
    PRAPA LULIT ,E PO JU A THEM PER TE MIJTEN HERE DHE NUK LODHEM
    JANE RUSET DHE SERBET
    PRA SLI BERISHA E LULI JANE DORA E ARMIQVE TANE
    PRA SERBET E RUSET BEJNE GJITHE KETO TRAZIRA NE SHQIPERI

    BEJNE SIKUR DUAN TE VOTOJNE VITTINGUN
    DERI TANI E BLLOKUAN PSE?
    TANI LULO SERBI THOTE E VOTOJME ,SIKU .P.D. DO PO NUK DO .P.S
    KETO JANE LOJNA E LUL SERBIT E SALI MILIONERIT
    A E KUPTONI SE KUSH ESHTE .P.D.
    KETO BERTASIN KRIMINELI ,KRIMINELE JANE KETO TE .P.D.
    E SHIHIN QE ESHTE

  • Kush i ka hipur Pd te zbrese sa me shpejt se do i merren mendte

  • Ore ky para tre ditesh tha qe vetingun do e bejne keta pasi te vijne ne pushtet dhe sipas menyres se tyre sot bertet qe qenka ky qe e kerkon vetingun te votohet keshtu si eshte dhe sa me shpejt…Wtf ….Bullshit

  • Fajin e ka Rama se nuk i nxori zhag nga cadra keta kelysh.Basha e Berisha jane shkaterruesit e Shqiperise.

  • Rrofte USA se kjo eshte arsyeja qe e votuan ne korrik, dhe deklarata e djeshme eshte arsyeja pse nderroi pllake sot Luli vocerr. Me mire ne burg si duket se kunder USA 😂.

  • Jo po kjo eshte arsyeja qe u ngrit populli ne luten Nacional Clirimtare

  • Ky vazhdimisht ka nxjerrë shkaqe për të mos votuar Vettingun.
    Po tani si e ka hallin, kërkon të hyjë në Qeveri Teknike dhe premton një lëshim se do votojë Vettingun ?
    … që pasi të hyjë në Qeveri Teknike të gjejë një shkak tjetër për bllokimin e Vettingut ?
    Vettingu është i thjeshtë: Ligjet janë miratuar nga ndërkombëtarët, nga Venecia dhe nga Gjykata Kushtetuese. Luli të çojë deputetët në Kuvend dhe ta votojë.

  • Pse nuk shkove deri tani PO BEJE TALLAVA NE CADER KE 2 MUAJ QE TALLE ME ATA TE CADRES.

  • Shko pra votoje, pse ha m… kot ne cader?

  • A ti ke hik per le”””’

  • Pra me nje fjale.. ‘ deri tani hengra m_t kot.. se ne do vtojme vetingun” ..

    Po pse more debil shan SORROSIN.. ai te pagoi shkollimin ne hollande..

    Bursa e tij per studimet e tua nuk ishte e keqe apo jo. ? pse hedh shkelma tani. ?

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.