TIRANE – Sot, për herë të parë kemi parë një foto ndryshe nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ka qenë vetë kryetari i PD që në emisonin “Zonë e lirë” të Arjan Çanit ka shfaqur një foto kur ai nuk ishte një personazh i njohur, ishte shumë i ri dhe jetonte jashtë Shqipërisë.
basha-2
I veshur me këmishë rozë dhe xhaketë, me stilin e viteve ’90, me sa duket edhe Basha, që e kemi parë gjithmonë serioz, ka ndjekur modën në moshën studentore. Nuk mungonin as flokët pak të ngritur dhe syze dielli, Basha ka pranë shoqëruesen e thuajse të gjithë banorëve të Holandës, biçikletën.

Fotoja është publikuar në programin Zonë e lirë të Arian Çanit, i cili duke pritur Bashën, ka nisur lojën me publikun për të gjetur markën e biçikletës. “Një biçikletë e dorës së dytë, të tretë, është”, tha Basha, kur mbërriti në studio, “Pse çfarë prisnit ju Mercedes?”. Basha vjen në studion e Zonë e Lirë, një javë pas Kryeministrit Edi Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: