KAMZE- Kryedemokrati Lulzim Basha duke biseduar me banorët e Kamzës, thotë se Edi Rama po përpiqet këto ditë të dalë me një tjetër lëkurë, sikur nuk është ai që prej 4 vitesh solli varfëri, mjerim, nuk mbajti asnjë premtim, i detyroi shqiptarët të braktisin vendin.
19398504_306573796435130_111078979_n

19398811_306573813101795_2101700215_n

19389694_306573816435128_70593418_n

19389838_306573843101792_1932289463_n
“E keni parë apo jo, futet si ata fëmijët e vegjël poshtë minderit, del prej andej me rroba të tjera, e thotë se s’jam unë. Po ti je, ti që shkaktove gjithë këto probleme. Shqiptarët nuk harrojnë, ti je autori”, u tha Basha qytetarëve të Kamzës.

Gjatë një takimi me të rinjtë, Basha u tha se këtë javë s’ka gjumë. Ne jemi të palodhur, energjikë, ata janë telef, e keni parë sa të lodhur janë, tha Basha, duke u kujtuar se si Rama gjatë një mitingu të kohëve të fundit ngatërrohej, herë thoshte jam PD, herë PS, nuk dinte se çfarë nxirrte nga goja.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb