Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka deklaruar mbrëmë në emisionin “Opinion” se kalimi i kryeministrit Edi Rama vetëm pak metra nga çadra e protestës ishte një akt provokimi.

Kryedemokrati tha ndër të tjera se reagimi i protestuesve ndaj gjestit të kryeministrit ishte i duhuri.

Ai theksoi se “përveç këtij gjesti, vura re me keqardhje përdorimin e familjes në përpjekje për të balancuar një akt të ulët provokimi”.

Ndër të tjera, Basha tha se uronte që kryeministri të mos e përsëriste më diçka të tillë.

Gjatë të dielës kryeministri kaloi dy herë afër ëadrës së protestës, ndërsa nga tenda u dëgjuan të shara në kor si nëpër stadiume. Irritimi i tyre u rrit kur kryeministri zgjodhi t’ju kalojë sërish afër, me djalin e tij në vogël në krahë, Zahon e bashkëshorten Linda, madje edhe duke i përshëndetur me dorë. Ndonëse në largësi, protestuesit hidhnin shishe, vezë dhe patate nga çadra, për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj veprimit të të parit të qeverisë.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: