TIRANE– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas takimit të kryeministrit Edi Rama me drejtorët e hipotekave në vend, të cilëve u kërkoi të japin dorëheqjen, pasi puna e tyre do verifikohet në këto 4 vite. Basha shkruan në ‘Facebook’ se Rama e ka ditur se sa hajdutë ishin krerët e hipotekave, ndërsa sipas tij Çyrben e Shullazit e bëri deputet.

Statusi i Bashës:
Edi Rama e ka ditur mire dhe cdo dite se kush jane kreret e hipotekave, sa hajdute e sa abuzues jane. Por per te kane qene ne rregull sepse i kane sherbyer pushtetit te tij personal dhe miqve te tij.
Ai vete i ka caktuar, i ka mbrojtur, dhe i ka shperblyer kur i kane kryer pazaret e tij si duhet: sic beri me Cyrben e hipotekes se Durresit, i cili pasi i sherbeu Shullazit ne zyre, i sherbeu deri ne fund edhe ne gjyq. Kete shef hipoteke Edi Rama, sot e ka bere deputet. Cyrbja eshte modeli i tij per hipotekat, te tjerat jane dokrra pleniumesh qe nuk i ha askush.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: