KUCOVE– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim elektoral me qytetarët në Kuçovë, ku ndër të tjera tha se nuk do të bëjë aleancë me Ramën dhe Metën. Ai u shpreh se republika e vjetër u ka kërkuar dorën, por PD do u japë bërrylin.

“Republika e vjetër është bërë si rreckë dhe kanë mbetur në derë të republikës së re duke kërkuar dorën. Po çfarë t’u japim në 25 qershor? T’u japim bërrylin, sepse ne nuk i tradhtojme qytetarët. Kjo betejë nuk është për pazar me Ramën dhe Metën, por për qytetarët”- tha Basha.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb