TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha gjate ecjes e takimeve me banorë të njësisë 8, u ka shpjeguar qytetareve planin ekonomik dhe u ka demonstruar pullën qe do vendoset ne njësitë tregtare, te biznesit te vogël, qe do mbaje larg tatimoret pasi te shlyejnë detyrimin, vetëm 1.5 përqind te xhiros. Por gjate ecjes, Basha ka kaluar pranë banesës ku ka lindur ne Tirane. Ai ka kujtuar me banoret Xhirin, një grua e respektuar qe nuk jeton me, qe qëndronte ne krye te rrugicës.

Komshiu ngjitur, ne shtëpinë ku ka lindur Basha, Fatmiri, u ankua qe nuk e lënë as te lyeje shpine. Qemal Luca, i tha Bashes qe mezi po pret qe djali i tyre te behet kryeministër. Banoret u ankuan per varferi e lenia pas dore te lagjes.

Surprize ishte takimi me Nuzin, sic e quajne dajen e Bashes, i cili ndodhej ne nje kafe me gruan e tij. Ata u perqafuan perzemersisht. Banoret e njesise 8 e shohin Bashen kryeminister edhe si zgjidhje te halleve te lagjes se tyre.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: