TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha pak para skadimit të afatit të fushatës elektorale, nuk i kurseu sulmet për kryeministrin Edi Rama.

I ftuar në emisionin “Zonë e lirë”, Basha e cilësoi fushatën e rivali të tij politik, Rama, tallava. Mes të tjerash ai tha se po të kishte venë këmbën në frena Ilir Meta, timoni i Rames nuk do e kishte sjellë Shqipërinë në këtë situatë.

“Shqiptaret do të zgjedhin ekonominë dhe jo estetiken. Fushata e Edi Ramës ka qene tallava. Po të kishte vënë këmbën në frena Ilir Meta, timoni i Edi Rames nuk do e kishte sjellë Shqipërinë këtu ke jemi.”, tha Basha. Po ashtu ai tha me vendosmëri se nuk ka asnjë Pazar mes tij dhe Ramës. “Nuk ka asnjë pazar dhe nuk do të këtë asnjë pazar mes meje dhe Edi Rames”, duke ripërsëritur qëndrimin e tij se PD nuk bën koalicion me Ramën.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb