Gjatë fushatës së tij në qytetin e Lezhës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sulmoi kryeministrin Rama duke i thënë se nuk mban më ujë pilafi.

Basha tha se Rama në 4 vite nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka dalë në televizor duke ekspozuar palmat e pllakat, dhe shtoi se me “Republikën e Re” çdo gjë do të jetë ndryshe.

“E kemi parë këtë 4 vite ditë për ditë në televizor duke bërë ekspozita, e kemi parë duke luajtur me top, e kemi parë duke shkuar në ndeshje futbolli, po s’e kemi parë asnjë ditë me mëngë të përveshura duke i qarë hallin shqiptarëve.

I keni parë fotot që hedh në facebook, pllaka e palma, për të qeshur dhe për të qarë njëkohësisht. Zgjodhi palmat, fasadën, por kjo do marrë fund me mua kryeministër. Në Republikën e Re nuk do ketë më palma, pa mbyllur në fillim plagët reale të shqiptarëve. Unë do jem kryeministri i ekonomisë suaj. Nuk mban më ujë pilafi,” tha Basha.

Lulzim Basha është gati t’ju udhëheqë drejt shkërrmosjes së pushtetit të politikanëve dhe kthimit të tij tek ju. Merreni Lezhën në dorë më 25 qershor. Të bashkohemi për Republikën e Re, Zoti i bekoftë Lezhën. Fitore” tha në fund të fjalës së tij Basha.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: