LUSHNJE- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar takimin e radhës elektoral në qytetin e Lushnjës. Lulzim Basha u tha qytetarëve sot gjatë mitingut mbyllës në Lushnje, se cfarë janë zgjedhjet e ditës së dielës, dhe kush është alternative që duhet të zgjedhin shqiptarët. Duke bërë krahasimin mes dy ofertave, në mënhyrë të detajuar, Basha tregoi pse shqiptarët ditën e dielë duhet të zgjedhin numrin 6.

“Të dielën, me 25 Qershor, zgjedhja do të jetë e qartë. Të dielën vendosim nëse do të kemi një ekonomi të fortë apo jo. Të dielën vendosim nëse do ti ulim taksat apo do të vazhdojmë me taksa të larta. Të dielën vendosim nëse do ta anulojmë taksën Rama mbi karburantin plot 240 lekë për letër, apo të vazhdojmë të kemi naftën më të shtrenjtë në Europë. Të dielën do të vendosim nëse paratë e taksave të shqiptarëve do të vazhdojnë të bëhen fasada, palma, rrush e kumbulla, apo do ti bëjmë pensione për pensionistët tanë, shkolla me orar europian dhe drekë të paguar për fëmijët tanë dhe investime që nxisin punësimin. Kjo është zgjedhja që bëhet ditën e dielë; ekonomi e fortë, me taksa të ulëta, me stazhe për studentët dhe subvencione për fermerët”, tha Lulzim Basha.

Kryetari i opozitës u shpreh se Edi Rama është i njëjti, ai nuk mbajti asnjë premtim për 4 vite, nuk bëri asnjë përpjekje për ti mbajtur ato, dhe zgjodhi prioritete të tjera, të kundërta me interesin e qytetarëve, dhe nuk mori asnjë vendim në favor të familjeve, të qytetarëve, por vetëm të oligarkëve të tij.

“Edi Rama nuk i mbajti premtimet. Edi Rama nuk kishte prioritet ekonominë. Edi Rama nuk ka plan ndaj dhe ka frikë të përballet. Ka frikë nga debate dhe shkon e fshihet. Hedh gurin e fsheh dorën. Përballjen me mua e ka shmangur sepse nuk ka plan. Nuk ka plan për gjendjen e vendit. I vetmi plan për ta nxjerrë ekonominë nga kriza për të krijuar vende pune për ekonominë e fortë dhe të nesërmen e sigurtë, është numri 6. Edi Rama pati 4 vite kohë dhe nuk mori asnjë vendim në favor të familjeve tuaja, të fëmijëve tuaj, të prindërve tuaj. Çdo vendim e mori vetëm për veten e tij dhe çetën që e rrethon. A nuk premtoi nga ky shesh 4 vite më parë taksa të ulëta për 97% të shqiptarëve?! Vjen me të njëjtat premtime që nuk i mbajti para shqiptarëve. Dëgjoni çfarë thotë sot nga Lushnja. Pastruesja e kryeminsitrisë nuk mund të paguajë njësoj taksa si kryeministri. E njëjta gjë që ka thënë para 4 vitesh. Nesër me Republikën e Re çdokush me rrogën nën 320 mijë lekë, paguan 0 tatim mbi pagat. Edi Rama mësoje nëse nuk e di”, tha Basha.

Kreu i demokratëve tha se me Republikën e Re timoni dhe pushteti njëherë e mirë do të jenë në duart e qytetarëve dhe kryeministri i ardhshëm që do të dalë me votën e bashkuar të shqiptarëve, kryeministri i ekonomisë së fortë dhe i të nesërmes së sigurtë, do të ketë një dhe vetëm një detyrë; jo lojërat me timon, por të ndezë motorrin e ekonomisë në Lushnjë dhe gjithë Shqipërinë.
“Dhe këtë do ta bëjmë me planin tonë ekonomik, me të vetmin plan pa premtime boshe por me modelin që funksionon në lokomotivën e Europës, në Gjermaninë e Kancelares Angela Merkel që dërdoi ekspertët e saj pranë meje dhe pranë PD-së. Do të nisim me taksat e ulta. Ulja e TVSh-së, hapi i parë që do të ndërmarr do të kthejë 400 milionë euro në xhepat e konsumatorëve shqiptarë”, u shpreh Basha.

Kryetari i opozitës iu përgjigj po ashtu komenteve të Ramës për drejtësinë.
“Ti thotë dikush Edi Ramës që Reformën në Drejtësi e kemi votuar vitin e kaluar. Ti thotë dikush Edi Ramës që vetingun e votuam dje dhe asgjë nuk do ta ndalë Reformën në Drejtësi. Asgjë nuk do ta ndalë forcimin e institucioneve shtetërore në shërbim të qytetarëve dhe jo në kontrollin e politikanëve”- tha ai.

Po ashtu Basha iu bëri thirrje qytetarëve në Lushnjë që të votojnë për republikën e re, që mbështetet tek programi ekonomik dhe jo fasadat.

“Shumë shqiptar po e marrin vesh, por ka dhe nga ata të tjerë që janë të pavendosur. Ndaj ju lutem që gjithsecili prej jush këtu, të dalë e të takojë ata që nuk iu është mbushur mendja, tregojini programin tonë. Plani ynë, ekipi im dhe vendosmëri ime, mbështetja ndërkombëtare është për ekonominë e sigurt. Ishte këtu dhe tha; por ti thotë dikush Edi Ramës se vettingun e votuam dje, por askush nuk do ta ndal reformën në drejtësi. Në 25 qershor vota do të jetë për diçka tjetër, të dielën vendosim nëse do kemi një ekonomi të fortë apo jo. Të dielën vendosim nëse do ta anulojmë vendim për rritjen e taksave. Shkolla me orar evropian dhe drekë të paguar. Ekonomi e fortë me taksa të ulta dhe subvencione për fermerët apo me 4 vite të Ramës me ekspozita pikturash dhe dalje në tv. Kjo është zgjedhja që bëjmë ditën e diel. Ju e keni ndarë mendjen apo jo për do votoni? Për kë do votoni? Për ju, për shqiptarët, për të ardhmen. Vota është për numrin 6. Çdo numër tjetër na kthen tek tepsia. Siç e kanë thënë dhe vetë, populli do ta flakë tepsinë dhe rilindjen dhe paudhësinë. Shqiptarët do bashkohen për të nesërmen e sigurt. Dua këto ditë që të kërkoj ndihmën tuaj dhe të dilni me programin tonë dhe t’ja shpjegoni kujt nuk e kupton. Ky bashkimi i madh shqiptarët ka dhe do ketë një qëllim, punësimin dhe dinjitetin e çdo shqiptari, mysliman apo i krishterë, gegë apo toskë”, tha Basha.

(d.d/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: