Në hapjen e fushatës për Gjirokastrën, kreu i PD-së Lulzim Basha nuk nguroi të thumbonte qeverinë e kryesuar nga Edi Rama. “Qeveria e tepsisë”, siç e quajti ai, është përçarë dhe tashmë petët e lakrorit kanë dalë në shesh.

“E bashkuar opozita e përçarë qeveria e tepsisë, petët e lakrorit kanë dalë në shesh. Ne jemi të bashkuar, ata të përçare. Ne duam ndryshimin, ata duan ta mbajnë kështu siç është”,- tha kryedemokrati.

Lideri i PD-së, vijoi akuzat ndaj kryeministrit, duke thënë se rrogat e shqiptarëve janë ulur, faturat e energjisë janë rritur në stratosferë, ekonomia është në ditët më të zeza dhe gjithë Shqipëria u mbush me drogë. “Ti Edi Rama i le shqiptarët me gisht në gojë”,- vijoi Basha.

Sipas tij, “Rama thotë ekonomia është mirë por populli nuk e ndjen. E vërteta është ndryshe, ekonomia është katastrofë”,- nënvizoi Basha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb