Kryedemokrati Lulzim Basha thyen një rekord sot. Ai e nisi ditën në orën 9 të mëngjesit në Kamëz, vazhdoi takimet në Laprakë, Paskuqan dhe e mbylli në orën 13.00 në njësinë 4, duke thyer një rekord në ecje.

Në rreth 3 orë ecje aktive, besohet se kreu i PD ka përshkuar rreth 15 kilometra, duke pasur parasysh edhe hapin e shpejtë të zotit Basha.

Stafi që shoqëron z.Basha bën të ditur se të paktën 3 orë e 20 minuta kanë qënë lëvizje pa ndalim.

Ndalesat kanë qënë po ashtu të shpeshta, pasi gjatë këtyre ecjeve basha ka përshëndetur, ka shtrënguar duart dhe u ka shpjeguar planin e tij ekonomik qindra personave sot.

Basha u ka bërë të ditur njerëzve sot se plani i tij ekonomik do rrisë konsumin, do kthejë lekun në qarkullim. Po ashtu, Basha u ka demonstruar tregtarëve të vegjël pullën fiskale që do të mbajë larg tatimorët abuzivë dhe hajdutët e tjerë të shtetit që vendosin gjoba.

Biznesi i vogël do të paguajë vetëm 1.5 përqind të xhiros vjetore, dhe asnjë detyrim tjetër, asnjë tarifë tjetër. Lulzim Basha do të vazhdojë edhe pasdite me ecjet dhe takimet me njerëzit në Pogradec dhe Devoll.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb