I ftuar në emisionin “Dritare” të gazetares Rudina Xhunga, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha foli për listat e kandidatëve për deputetë të PD, dhe shuajti zërat nëse ish-kryeministri Berisha ka pasur dorë në përpilimin e saj.

Basha sqaroi se amullia se kush është kryetar i Partisë Demokratike është një fabul e ngritur me djallëzi nga kundërshtarët politikë, por sipas tij, demokratët dhe jo demokratët e dinë shumë mirë kush është kryetar i PD-së dhe kush i merr vendimet.

“Demokratët dhe jo demokratët e dinë shumë mirë kush është kryetari i Partisë Demokratike. Z. Berisha nuk ka asnjë lidhje me listat. Ato kanë qenë vendimi ekskluziv i imi. Nuk ia kam lejuar vetes të komunikoj me të për zgjedhjen e kandidatëve pasi ky do ishte komprometim i vendimmarrjes, peshës, përgjegjësisë që unë kam marrë me këtë listë,” tha Basha.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb