TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha ka shpërndarë në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një videomesazh për qytetarët shqiptarë, që t’i besojnë atij votën për zgjedhjet e 25 qershorit.

Në mesazhin e tij në “Facebook”, Basha tregon misionin e tij se hyri në politikë për t’i shërbyer popullit.

Mes të tjerash lideri i PD-së tha se ka ardhur koha që të realiteti të shihet në sy dhe se vetëm shqiptarët mund t’i zgjidhin hallet e tyre. Ai shprehu me bindje se ishte gati t’i printe ndryshimit të madh.

“Gjithmonë kam ndjerë një lidhje me të fort me vendin tonë, me historinë e tij, me njerëzit. Unë jam shqiptar dhe si ju unë e dua këtë vend të lashtë që na kanë lënë të parët. Ne e dimë se çdo të thotë të jesh shqiptar. Unë jam prind, si të gjithë prindërit shqetësohem çdo ditë për gjendjen e vendit për atë të do u lëmë pas fëmijëve, a do të jetojnë ata më mirë se ne? Unë jam demokrat, dhe si gjithë demokratët luftoj për lirinë e zgjedhjeve, shtypit, për fjalën e lirë. Hyra në politikë për t’ju shërbyer njerëzve. Ju kam dëgjuar, kam dëgjuar nëna që s’kanë të paguajnë për fëmijët e sëmurë, kam dëgjuar studentë se duhet të ikin nga Shqipëria për një jetë më të mirë, kam dëgjuar prindër dhe gjyshër se pensionet janë të ulta. Unë ju njoh, e ndjej zhgënjimin tuaj, i di ëndrrat tuaja, kam të njëjtat shpresë me ju. Ashtu sikur ju jam i revoltuar për këto vite që shkuan dëme. Të gjithë e shohim se vendi vuan nga demokracia në kaos dhe nga një qeveri që punon vetëm për vete dhe në fund e vuajnë njerëzit. Unë dua ti japim fund kësaj. Bota po lëviz, bota ka ndryshuar. Shqipëria jo. Ka ardhur koha ta shikojmë realitetin në sy, vetëm ne shqiptarët mund të përballemi me hallet tona.”, thuhet në mesazhin e Bashës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: