TIRANE– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka postuar sot në statusin e tij Facebook një video promocion ku thuhet se Shqipëria ngrihet për Republikën e Re.

Në videon promocion të shpërndarë nga kryetari i PD-së Basha, thuhet se: “62 ditë qëndresë në sheshin e lirisë. Bashkimi më i madh popullor për demokraci. Mijëra njerëz të thjeshtë, intelektualë, artistë dhe sipërmarrës, së bashku me miq të lirisë nga mbarë bota janë ngritur për demokracinë e vërtetë për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

“Kundër drogës krimit dhe korrupsionit, për ëndrrën dhe aspiratën europiane, për republikën e re, republika e mundësive për çdo shqiptar, republika e demokracisë së vërtetë”, thuhet në videon promocion të shpërndarë nga lideri i opozitës Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: