TIRANE- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zbuluar detaje nga vizita e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe takimin me presidentin Donald Trump.

I ftuar në emisionin ‘Zonë e Lirë’ të gazetarit Arian Çani, kreu i PD, Basha tha se ka zhvilluar takime me drejtues të disa kompanive të teknologjisë së informacionit dhe IT dhe së shpejti do të ketë investime amerikane në Shqipëri.

“Kam zhvilluar takime me drejtues kompanish të ‘silicon valley’ dhe se shpejti do të ketë investime serioze amerikane në Shqipëri”- tha Basha.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb