TIRANE- Kreu i ngrirë i PD-së, Lulzim Basha reagon pas dëshimisë së deputetit socialist të Durrësit, Jurgen Çyrbja në seancën ndaj Emiljano Shullazit për hotel “Vollgën”.

Sipas Bashës, Çyrbja mbrojti Shullazin dhe tregoi se është shërbëtori i tij.

STATUSI I PLOTE
Deputeti socialist i Durrësit, Jurgen Çyrbja dëshmoi sot në gjykatë në favor të bandës së Emiljano Shullazit edhe pse prokuroria e kishte thirrur për të dëshmuar kundër saj. Dëshmia e tij nxorri në shesh fytyrën e vërtetë të shtetit të Edi Ramës si shtet privat në dorën e të fortëve dhe kriminelëve.
Prania e Çyrbes në Kuvend tregon se lufta për largimin e krimit nga politika nuk ka mbaruar. Me ligjin e dekriminalizimit ne ndaluam futjen e vetë kriminelëve në Kuvend, por tani na duhet të largojmë nga politika edhe shërbëtorët e krimit.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: