TIRANE – Ndryshe nga vitet e kaluara kur nuk kishte mundësi të kalonte kohë pranë familjes, këtë sezon veror pas mbylljes së karrierës si futbollist Lorik Cana, ka vendosur ta rifitojë kohën e humbur çdo ditë e më shumë.

Disa herë gjatë ditëve të fundit ai na ka treguar se është duke kaluar pushimet në Saint Tropez.Mbrëmjen e djeshme ai ka publikuar disa video gjatë një feste me bashkëshorten Monika dhe miq të tij e për këtë arsye u bëmë kuriozë për të kontrolluar edhe postimet e bashkëshortes, nga Instagrami i saj.

Ajo çka na ka bërë përshtypje ka qenë një postim i Monikës, ku shihet duke kërcyer “Vallen e Tropojës” me mikeshën e saj. Të gjithë e dimë se Monika është italiane, por ajo çka mund të themi me siguri është fakti që ajo e ka mësuar shumë mirë se si kërcehet një valle e tillë shqiptare tradicionale. Bravo Lorik!
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb