Nuk ka munguar Nard Ndoka në fjalimin e kryeministrit Edi Rama para banorëve të Librazhdit. Ai e mori si shembull emrin e tij, duke folur për administratën dhe miqtë që futen për të marrë një dokument. Rama tha se administrata duhet të ketë frikë nga njeriu i zakonshëm.

“Nëse ky sot nga unë merr një përgjigje të gabuar, ky mua më heq nga puna dhe vetëm kështu mund të bëhet. Pse një deputeti ose nga ata që dalin në TV i ngrihen në këmbë? Pse duhet futur mik Nard Ndoka me marr një hipotekë? Po marr një emër kot. Pse, çfarë përfaqëson? Ka thjesht pushtetin e frikës sepse thotë ka mik drejtorin e më merr në qafë. Këtë duhet ta mendojë për çdo njeri që i del përpara”, tha Rama.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: