Pak minuta para se të fillonte tryeza e partive parlamentare e thirrur nga Agron Duka dhe Fatmir Mediu si një mundësi për zgjidhjen e krizës politike, kryetari i PD-së Lulzim Basha bëri një deklaratë për mediat para Kryesisë së Kuvendit.

Por vetëm pak minuta pasi kishte nisur komunikimin me gazetarët, pas krahëve të tij u shfaq Rama i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë, Engjëll Agaçi.

Shefi i qeverisë, pasi priti pak çaste e kapi Bashën për krahu gjatë transmetimit live duke i kërkuar të ngjitej në zyrën ku po zhvillohej takimi. Por Basha, pa e kthyer kokën i sugjeroi të shkonte para pasi aty kishin punë dhe jo para gazetarëve.

BATUTAT
EDI RAMA: Hajde pra tani, ç’a pret? Erdha unë (E kap Bashën për krahu)
LULZIM BASHA: Shko aty, se aty kemi punë, jo këtu

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: