TIRANË- Kryeministri Edi Rama përplaset me gazetarin Blendi Fevziu me të hyrë në emisionin e tij “Opinion”, ku e prisnin një panel gazetarësh.

Me tu futur në studio Fevziu komentoi veshjen e tij duke thënë “Qënka veshur sërish me tuta. Ndërsa kur kryeministri iu dha dorën opinionistëve të ftuar përballë tij dhe u ul në krye të panelit Frvziu shtoi: Ne nuk ta këndojmë dot himnin e flamurit që këndove ti në mitingun përmbyllës në Tiranë. Nuk bërtasim dot as Shqipëria, Shqipëria”.

I pari i qeverisë nuk ia kurseu një përgjigje duke thënë: Si gjysmë tradhtari që je ti s’mund ta këndosh dot

Fevziu: Absolutisht mo burrë, patriotizmin e ke marrë ti përsipër me Skëndërbeun dhe Ismail Qemalin bashkë. Nejse siç tha sot zoti Basha: Lëreni Skënderbeun e në shenjtërinë e tij, mos e merrni në qafë të paktën

Rama: Nuk e kam ndjekur këto ditë

Fevziu:
Kam përshtypjen që ju ndiqeni vazhdimisht këto ditë

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: